

Vlorë – Kapet 33-vjeçari që vodhi 3 herë në një javë, përfundon në pranga
VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit në lagje të ndryshme të qytetit.
Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë finalizuan me sukses operacionin për ndalimin e E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet si autor i tre rasteve të vjedhjes:
Më 29.05.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në një lokal në pronësi të shtetasit F. Xh.
Më 23.05.2025, në lagjen “Lirim”, ka vjedhur në një zyrë 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në pronësi të shtetasit K. K.
Më 24.05.2025, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet një bateri dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të dokumentuar edhe raste të tjera të mundshme vjedhjesh të kryera nga i arrestuari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






