

Elbasan – Një ngjarje e shëmtuar është raportuar në qytetin e Elbasanit, ku dy adoleshentë 14-vjeçarë dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare dhe më pas kanë filmuar dhe publikuar videot e ngjarjes në rrjetet sociale.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë dhe ka alarmuar opinionin publik, pas përhapjes së pamjeve në rrjete sociale.
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për këtë rast, i cili po trajtohet me seriozitet për shkak të ndjeshmërisë së viktimës dhe natyrës së rëndë të veprës penale.
Të dy të miturit janë identifikuar dhe po hetohen në gjendje të lirë, ndërkohë që pritet vlerësimi i masave procedurale nga organet kompetente.
Autoritetet po vijojnë me grumbullimin e provave, raporton noa.al.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






