

Tiranë – Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i ka vënë flakën kabinës elektrike të një pallati, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike.
Sipas policisë, i arrestuari, i identifikuar me inicialet A.B., përndoqi deri në banesën e saj një vajzë 24-vjeçare.
Por me sa duket refuzimi i vajzës e ka zemëruar aq shumë të riun sa ka ndërmarrë veprimin e paligjshëm dhe që e çoi të binte në prangat e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






