

Durrës- Jahti luksoz "Abeona" i miliarderit Jeff Bezos, është ankoruar sot në Portin e Durrësit.
Ky jaht është i pagëzuar me emrin e perëndeshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata.
Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka mbërritur në Durrës mëngjesin e së premtes nga porti francez i La Ciotat duke u ankoruar në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit.
Kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting, lançoi jahtin gjigant “Abeona” në vitin 2023.
Me një gjatësi prej 76 metrash dhe 12 metra gjerësi, ai përfaqëson një nga standardet me të larta të ndërtimit detar.
Ky jaht mund të strehojë furnizime dhe mund të akomodojë deri në 65 persona, 45 pasagjerë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë personelin mjekësor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd