Transmetuar më 30-05-2025, 11:02

Përmes faqeve të revistës sportive franceze “L’Equipe” ishte radha e Youri Djorkaeff për ta analizuar finalen e Champions League mes PSG dhe Interit. Francezo-armeni është ish-lojtar i dyfishtë i skuadrave që do të përballen të shtunën në mbrëmje në “Allianz Arena” të Mynihut:

"Është sikur të më pyesin të zgjedh mes Sacha dhe Oan, dy fëmijëve të mi. Pra, është e pamundur. Unë jam francez, babai im ka qenë edhe kapiten i PSG-së, por dy nga tre fëmijët e mi kanë lindur në Itali. Kam lënë gjurmët e mia tek Interi.

Kam bërë tri sezone të mëdha atje, kam fituar një Kupë UEFA, kam luajtur në skuadrën më të madhe në histori, pa dyshim, të paktën për të gjithë interistët besnikë, me Ronaldon, Zamoranon, Zanetin, Simeonen, Kanun, Pagliuca, Bergomi. Nuk e fituam kurrë titullin, por lamë gjurmë në zemrat e të gjithëve. Akoma e mbajnë foton time në dhomën e zhveshjes zikaltër".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit