

Ka përfunduar aventura e Cristiano Giuntolit si përgjegjës i merkatos së Juventusit. Pas disa javësh reflektimi mbi të ardhmen e tij, klubi bardhezi ka vendosur më në fund të ndajë rrugët me ish-drejtuesin e Napolit, pas dy vitesh bashkëpunim. Në orët në vijim, Juventusi do të zyrtarizojë largimin e Giuntolit.
Klubi është duke vlerësuar emra të rinj për të plotësuar organigramën drejtuese, të gjitha pozicionet pritet të përcaktohen së shpejti. Ish-drejtuesi i Carpit dhe Napolit, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë vendit të katërt të siguruar në ditën e fundit të kampionatit.
Përveç kësaj, ai ka përmirësuar gjendjen financiare të klubit, i cili pas disa viteve me bilanc negativ, pritet ta mbyllë sezonin me bilanc të barabartë. Megjithatë, këto arritje nuk kanë mjaftuar që ai ta mbajë postin si drejtues i merkatos te Juventusi.
Për Giuntolin dhe punën e tij në këto dy vite në Torino, foli edhe ish-trajneri i tij te Carpi, Fabrizio Castori: "Preferoj të mos flas për Juventusin. Kam shumë respekt për Giuntolin, është shumë i përgatitur dhe i zoti. Jam i sigurt se do të dijë si të dalë nga kjo situatë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






