

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka treguar për herë të parë përse ajo qëndroi për katër vjet me radhë në rrugët e Nju Jorkut.
Simaku pohoi se ajo kishte jetuar në vitet para pandemisë një jetë mes famës dhe luksit.
Parashqevia tha se pas pandemisë e pa botën ndryshe. Ajo tregoi se u tmerrua nga ajo që u përjetua në mbarë botën duke theksuar se u duk sikur bota po mbaronte dhe njerëzit po zhdukeshin.
E pyetur se përse qëndroi aq gjatë në rrugë, Parashqevia tha se kjo ishte një zgjedhje e saj.
"Unë kam jetuar mirë dhe kam shijuar plot gjëra të bukura. Më ftonin yje të Hollivudit si Xhim Belushi dhe Sten Dragoti", tha ajo.
Ndërsa shtoi se në këtë pikë kishte vendosur të bënte një jetë të re, e padetyruar nga askush.
Parashqevia tha se nuk kishte asnjë merak për jetën mondane dhe jeta që bëri në rrugë, ishte dëshirë e saj që e bëri me vullnet të plotë. "Unë e kam jetuar atë jetën fantastike dhe nuk e kisha peng. Po të doja mjaftonte vetëm të bëja një telefonatë dhe mund të merrja çfarë të doja, por nuk kisha nevojë për to".
E ndalur te largimi nga rruga, Parashqevia tha se ishte e shqetësuar dhe e keqardhur që shqiptarët u stresuar, duke pohuar se ne si shqiptarë "i marrim gjërat shumë seriozisht".
Ndërsa në intervistë, Parashqevia ishte deri diku kontradiktore dhe konfuze, ajo pohoi edhe se gjatë katër viteve në rrugë, kishte studiuar librat fetarë duke u fokusuar tek Kurani i Madhërishëm, libri i shenjtë i Islamit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd