Transmetuar më 29-05-2025, 20:19

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë ka përfunduar në korsinë e biçikletave.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Shoferi po udhëtonte i vetëm dhe fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit