

Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht të miturën me iniciale F.D në Korçë, e cila më 5 maj u përfshi në një sherr të dhunshëm ku dhunoi një 17-vjeçare.
E mitura akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, sepse pasditen e 5 majit, rreth orës 19:15, në ambientet e një bar kafeje në lagjen nr. 2 në “Bulevard Republika” ka goditur me gotë qelqi në fytyrë dhe gjoks 17-vjeçaren P.M.
Shkak për këtë është bërë fakti se 17-vjeçarja publikonte foto denigruese për F.D dhe vajza të tjera në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Tellonym”.
Sipas policisë vajzat kanë pasur një konflikt mes tyre dhe ditën e ngjarjes, autorja hyrë në lokal dhe pa folur me 17-vjeçare, e ka goditur me gotë qelqi.
Kjo e fundit ka marrë plagë në fytyrë dhe gjoks dhe përfundoi në spital.
Edhe vajza e lënduar, është proceduar më parë penalisht nga autoritetet, pasi njihet si një nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






