

shentë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në rajonin Irkutsk të Siberisë.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Tass dhe njoftimit të departamentit të policisë, një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin Baikalsk.
Hetuesit thanë se trupat e pesë viktimave të mitura u gjetën në vendngjarje. Sipas tyre, një grup të rinjsh ishte mbledhur në këtë shtëpi dhe në një moment, një prej tyre sulmoi të tjerët me thikë. Si pasojë, katër adoleshentë u vranë, ndërsa katër të tjerë u plagosën dhe u shtruan në spital me lëndime të ndryshme.
Sulmuesi i dyshuar më pas i vuri flakën shtëpisë dhe humbi jetën nga zjarri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






