Transmetuar më 29-05-2025, 17:05

Raquel “Kelly” Smith dhe dy të bashkëpandehurit u dënuan me dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Jocelyn Smith u zhduk në shkurt të vitit 2024 nga shtëpia e saj në Saldanha Bay, një qytet i vogël 135 kilometra në veri të Cape Town, dhe nuk u gjet kurrë.

Nëna e saj, Raquel ose ndryshe e njohur me nofkën “Kelly” Smith, u shpall fajtore për rrëmbimin dhe shitjen e vajzës për 20,000 rand (1,100 dollarë).

Siç raportojnë mediat e huaja gruaja ishte e pranishme në shpalljen e dënimit.

Nga pamjet ajo duket sikur nuk e perceptonte seriozitetin e situatës dhe pasojat e krimit që ajo kreu.

Rasti shkaktoi një bujë të madhe në vend, me ministrin e vendit që shkoi aq larg sa ofroi një shpërblim prej një milioni rand (54,000 dollarë) për këdo që kishte informacion për vendndodhjen e të miturës.

Afrika e Jugut ka një nga nivelet më të larta të krimit në botë dhe rrëmbimet e fëmijëve po bëhen gjithnjë e më të zakonshme atje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit