

Tiranë- Seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit nisi me tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, ku përsëriti akuzat për manipulim të zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si “një farsë”.
Fjala e tij u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi përfundoi koha e lejuar për të folur. Mes tyre pasoi një debat i ashpër verbal.
Ndërsa Berisha vazhdoi të fliste pa mikrofon, Spiropali e paralajmëroi me heqjen e të drejtës së fjalës:
“S’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës. Keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllur siç e ke mbyllur gjithmonë.”
Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, e para seancë që pash shkëputjes së gjatë për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa Berisha po fliste duke përsëritur se zgjedhjet ishin një “farsë”, fjala e kreut të PD u ndërpre pas përfundimit të kohës nga kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali.
Madje kjo e fundit, iu drejtua Berishës “koha juaj ka perënduar”.
Spiropali: Koha mbaroi
Berisha: Cila kohë
Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar
Berisha (flet pa mikrofon)
Spiropali: Të heq të drejtën e fjalës, s’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës, keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllkur siç e ke mbyllur gjithmonë. Mbyllet seanca plenare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






