

Nicolò Barella tashmë ka një dimension botëror prej kohësh, megjithëse me klubin e tij ende nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe në Europë. Të shtunën zhvillohet finalja e Champions League kundër PSG-së dhe ish-lojtari i Cagliarit foli kështu për kanalet zyrtare të klubit zikaltër:
"Përtej fitoreve, ajo që ka rëndësi është rruga e bërë. Mendoj se ky klub është rikthyer aty ku e meriton, jo falë meje, sepse vetë jam përpjekur të jap një kontribut të vogël. Më 31 maj do të jetë finalja e dytë në tri vite, kjo do të thotë shumë për ne, është krenari. Do të përpiqemi ta ndryshojmë fundin e sezonit".
A është ky, momenti më i mirë në karrierën tënde? A ka ndryshuar shumë që kur ke ardhur tek Interi?
Sigurisht që tani jam më pak impulsiv në disa situata, kam rafinuar disa anë të karakterit tim falë trajnerit dhe shokëve të skuadrës, që më kanë ndihmuar shumë. Vetëm mund t’i falënderoj, mbështetja e tyre më bën të ndihem mirë, kjo duket edhe jashtë fushës. Nuk di nëse është momenti më i mirë i karrierës, por të shtunën do të përpiqem të jap versionin tim më të mirë.
A ka ndonjë moment nga ky Champions që e ke në zemër?
Nuk është ndonjë aksion imi, por goli i Acerbit, sepse na bëri të besojmë te përmbysja ndaj Barceloëns dhe mbërritja në finale. Natyrisht, ka pasur edhe momente të tjera të rëndësishme, por ai ishte më emocionuesi. Pastaj, falë Davide Frattesit arritëm të kualifikoheshim në finale. Puna ekipore është më e rëndësishmja, ajo që gjithmonë na ka karakterizuar.
Një moment i veçantë për ty?
Nuk e di, ndoshta ndeshja në Mynih. Aksioni që çoi në golin e Frattesit ishte impulsiv, por ekipor. Mendoj se e meritonim fitoren atë mbrëmje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






