

Fier, 29 maj 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier. Një automjet i drejtuar nga shtetasi E. D., 23 vjeç, ka përplasur këmbësorin V. F., 82 vjeç, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ku po kryhen veprimet procedurale në lidhje me rastin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë, si për drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe për këmbësorët, për të shmangur tragjedi të tilla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






