

Adriano Galliani, administratori i deleguar dhe zv.presidenti i Monzës, foli për “Sky Sport” në kuadër të prezantimit të 100 kandidatëve për çmimin “Golden Boy” në Solomeo, provincë e Perugias: "Folëm për futbollin dhe sa shumë ka ndryshuar, për gjithçka që ka ndodhur. Në këtë vend të mrekullueshëm që Brunello Cucinelli e ka kthyer në jetë, do të duhej të kishim më shumë sipërmarrës si ai".
Serie A duket në kaos me trajnerët, çfarë mendimi keni krijuar?
Ky është momenti. Shumë trajnerë janë në skadencë kontrate me klubet aktuale, ka joshje edhe nga jashtë vendit. Ka nisur loja e madhe e trajnerëve, 4 apo 5 skuadrat e para do t’i ndryshojnë ato.
Ju po vlerësoni dikë?
Ne ende nuk kemi vendosur, por është shumë e mundshme që të vijë një trajner i ri. Kam shumë simpati për Alessandro Nestën, nuk kam asgjë për t’i përmendur si gabim, por është normale të ndryshosh kur bie nga kategoria dhe besoj se do ta bëjmë, gjithmonë me respekt dhe miqësi për të. Po flasim me disa trajnerë, brenda pak ditësh do të ketë lajme.
Allegri te Milani, po flitet për këtë. Dhe ju e dini mirë çfarë do të thotë…
Keni fatin që këtu është presidenti i Milanit, pyesni më mirë atë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






