

Në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës në Vatikan, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta është takuar me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV.
Gjatë këtij takimi, Imzot Meta i shprehu Atit të Shenjtë urimet e tij të përzemërta për zgjedhjen si Pasardhës i Shën Pjetrit, në emër të ipeshkvijve dhe të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri.
Ai gjithashtu e ftoi Papa Leonin XIV që të vizitojë Shqipërinë, duke i përcjellë dëshirën e madhe të besimtarëve shqiptarë për të mirëpritur Atin e Shenjtë në vendin tonë.
Ipeshkvi e informoi Papën se të dielën e kaluar, së bashku me komunitetin e shqiptarëve katolikë në Itali, kishin marrë pjesë në një lutje të veçantë për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano – një vend i dashur për besimtarët shqiptarë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd