Transmetuar më 29-05-2025, 08:28

Aksident tragjik në Kurbin, humb jetën një këmbësor – drejtuesi i makinës largohet nga vendngjarja

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi F. H., 59 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë kur u godit nga makina. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Kurbinit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pa dhënë ndihmë dhe pa u identifikuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur ngjarjen, për të identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, si dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit