

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Një automjet ka aksidentuar Fatmir Hasani që po lëvizte në këmbë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Kurbinit, por vdiq gjatë rrugës. Drejtuesi i automjetit është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F.H. 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






