Transmetuar më 29-05-2025, 08:16

Emri i Max Allegrit është sërish në modë, ai mund të kthehet së shpejti në pankinën e një skuadre të Serie A. Në orët e fundit, Milani po përpiqet të shtojë “gazin” në këtë drejtim, por mund t’i duhet të përballet edhe një herë tjetër me rivalët e qytetit në një “derbi merkatoje”, pasi edhe Interi ka nisur të lëvizë.

Milani po përpiqet të bëjë një lëvizje vendimtare dhe të mbyllë marrëveshjen me Allegrin, duke tentuar të shpejtojë hapat përpara konkurrencës. Klubi nga “Via Aldo Rossi” po punon për të arritur marrëveshje me trajnerin toskan, një vendim i përbashkët i administratorit të deleguar Furlani dhe drejtorit sportiv Tare. Kontaktet kanë qenë intensive, me ofertën prej 5 milionë eurosh në tryezën e ish-trajnerit të Juventusit.

Allegri thuhet se ka kërkuar edhe pak kohë përpara se të marrë një vendim përfundimtar, por te Milani kanë frikë se mund të mbeten “në kurth”. Po, sepse një nga shpresat e mëdha të kuqezinjve është që Interi të mos ketë ende ide të qarta për largimin e mundshëm të Simone Inzaghit, i tunduar nga ofertat marramendëse të Al Hilal.

Milani nuk dëshiron të humbasë kohë, edhe sepse Interi ka kontaktuar tashmë drejtpërdrejt me Allegrin, me marrëdhënien e mirë që ai ka me Marotta, çka mund të bëhet faktor vendimtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit