Transmetuar më 29-05-2025, 07:38

Lushnjë- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 3:45 minuta në ish-parkun e automjeteve në Lushnjë.

Si pasojë e flakëve, katër autobusa janë përfishirë nga flakët- ku tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht.

Pas incidentit janë lajmëruar drejtuesit e tjerë për të hequr autobusët e tjerë.

Edhe pse zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë flakët dëmet janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo jo.

Rasti po hetohet nga policia dhe prokuroria vendore.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Gafurr Muço" Lushnjë, në vendin e quajtur "ish-parku i autobusave", dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit