Transmetuar më 29-05-2025, 07:28

Tiranë- Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore. megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 – 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 24 °C,

në vendet e ulëta: 10 / 26 °C,

në vendet malore: 8 / 20 °C.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit