

Departamenti i Thesarit heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani.Sipas vendimit zyrtar, nga lista e sanksioneve në SHBA hiqen ish-presidenti i Republikës Serbe Milan Milutinoviç, dhe Bogdan Subotic nga Bosnje-Hercegovina.
MMilutinovç, një bashkëpunëtor i "kasapit të Ballkanit", Sllobodan Millosheviç, ka ndërruar jetë dy vite më parë.
Vendimi i plotë:
Më 28 maj 2025, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së publikoi një përditësim të listës së personave dhe entiteteve të sanksionuara, duke hequr disa individë dhe kompani nga Lista e Shtetasve të Sanksionuar (SDN).
Heqjet nga lista e sanksioneve:
1. Të lidhur me Ballkanin:
Milan Milutinoviç: Ish-president i Republikës Serbe dhe i akuzuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)
Bogdan Subotiç: Lindur në Bosanska Gradiška, Bosnjë-Hercegovinë.
2. Të lidhur me trafikun e narkotikëve:
Jesús Pérez Alvear (i njohur si “Chucho Pérez”): I lidhur me kartelet meksikane si “Cártel de Jalisco Nueva Generación”, “Los Cuinis” dhe kompaninë “Gallística Diamante”.
Gallística Diamante S.A. de C.V.: Një kompani meksikane e njohur gjithashtu si “Ticket Premier”, e përfshirë në aktivitete të lidhura me trafikun e narkotikëve.
3. Të lidhur me Rusinë:
Nikolay Ivanovich Bortsov: Anëtar i Dhomës së Shtetit të Federatës Ruse, i sanksionuar më parë sipas Urdhrit Ekzekutiv 14024.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






