Transmetuar më 28-05-2025, 18:23

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të urës së Dajlanit në Durrës.

Mësohet se një 48-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, është përplasur nga një kamion.

Gjithashtu i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit