Transmetuar më 28-05-2025, 15:45

Një studim i shkencëtarëve kinezë ka ringjallur një teori të shekullit XIX që bie në kundërshtim me teorinë e Charles Darwin.

Studimi i publikuar në revistën Cell, tregon se tiparet e fituara mund të ndikojnë trashëgiminë pa ndryshuar zinxhirin e ADN-së.

Studimi i udhëhequr nga shkencëtarët e Akademisë kineze të Shkencave u përqendrua te bimët e orizit të ekspozuara ndaj stresit të të ftohtit.

Këto bimë mund të trashëgonin tolerancën e përshtatjes në temperatura të ulëta në 5 breza. Ky proces anashkalon mutacionet gjenetike që janë themel i darvinizmit.

Një studim i ri revolucionar ‘rikthen’ debatin e vjetër:

Studimi thekson një mekanizëm të mundshëm të trashëgimisë epigjenetike, ku faktorët mjedisorë mund të bëjnë ndryshime tëë trashëgueshme pa prekur zinxhirin gjenetik.

Studimi rikthen debatin mes natyralistit francez Jean-Baptiste Lamarck dhe Darwin. Ky i fundit thoshte se variacioni i rastësishëm gjenetik është baza e evolucionit, kurse Lamarck pretendonte e organizmat mund të trashëgonin tipare të mësuara mbijetese.

Kjo jo vetëm që mbron idetë e natyralistit francez, por edhe sfidon biologjinë moderne që të bashkojë epigjenetikën me parimet themelore të evolucionit.

Kërkimi identifikoi ndryshimin e trashëgueshëm metilik të ADN-së si shkak kryesor të përshtatjes së bimëve në të ftohtë. Varietetet e orizit nga verilindja e ftohtë e Kinës shfaqnin këto përshtatje jo-gjenetike. Kjo do të thotë se lamarkizmi është një faktor domethënës, ndonëse i pjesshëm i manualit të evolucionit që tregon sesi organizmat përshtaten me mjedisin.

Studimi mund të ndikojë në botëkuptimin tonë lidhur me evolucionin dhe trashëgiminë për të sfiduar parimet e deritanishme të kalimit të tipareve ndër breza.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit