Transmetuar më 28-05-2025, 10:40

Alexandre Pato, një nga emrat më të dashur për tifozët e Milanit, ka shprehur sërish mallin e tij për klubin ku shpërtheu në skenën europiane. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, braziliani ka deklaruar:

"Më mungon ‘San Siro’, më mungon Milani. Do të jepja gjithçka për ta veshur sërish atë fanellë. Do të më mjaftonin 6 muaj për ta kthyer gjithë dashurinë që kam ndier gjithmonë dhe për ta ndihmuar klubin".

Por ju e keni mbyllur me futbollin, apo jo?

Ndeshja ime e fundit ishte më 21 shtator 2023, por vazhdoj të stërvitem vetë. Do të kthehesha vetëm për Milanin. Kam pasur shumë eksperienca në karrierë; disa të bukura, disa zhgënjyese. Kam gëzuar, kam vuajtur, kam mësuar. Kam evoluar si njeri, jo vetëm si futbollist. Sot i shoh gjërat ndryshe, por dëshira për ta veshur sërish fanellën e Milanit është e sinqertë, ndaj do ta bëja me përkushtim maksimal dhe seriozitet të plotë.

Çfarë mendoni për emërimin e Ancelottit si trajner i Brazilit?

Jam shumë i lumtur dhe shpresoj ta takoj. Ka një grup lojtarësh shumë të mirë në dispozicion, por do t’i duhet ndihma e të gjithëve. Me Carlo kemi shpresë të fitojmë Kupën e Botës së ardhshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit