

Tiranë- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës shtim i vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në veri e verilindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 24 °C,
në vendet e ulëta: 10 / 26 °C,
në vendet malore: 8 / 20 °C.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






