Transmetuar më 27-05-2025, 19:50

LUSHNJE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se katër automjete dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksidentin e ndodhur tek bulevardi i palmave.

Më tej bëhet me dije se fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe pa pasoja për jetë njerëzish.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe përveç dokumentimit të aksidenti po disiplinon dhe trafikun qytetas.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit