Transmetuar më 27-05-2025, 10:53

Në ditën e mediave, të organizuar dje në “Appiano Gentile”, në prag të finales së Champions League, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mikrofonat e “Inter TV”. Mesfushori shqiptar tregoi ndjenjat e tij në prag të sfidës më të rëndësishme të sezonit, ndaj PSG në Mynih, më 31 maj:

"Sigurisht që ndihem i rritur gjatë këtij sezoni. Duke qenë pranë kampionëve rritesh edhe jashtë fushës. Tani duhet të përgatitemi sa më mirë për finalen e Champions League, sepse e njohim shumë mirë vlerën e kësaj ndeshjeje".

Një emocion që e shoqëron edhe në momentet më të përditshme: "Ndodh që të mendoj për finalen edhe kur jam në shtëpi me familjen. Nuk kanë të gjithë mundësinë të jenë atje për këtë event të veçantë, ndaj duam ta sjellim Champions-in në shtëpi".

Në fund, një mendim për Hakan Çalhanoğlu, shok skuadre dhe pikë referimi për Asllanin: "Kam mësuar shumë prej tij. Është një rol i komplikuar, në të cilin Hakan konsiderohet tashmë mjeshtër. Jam i lumtur që e kam pranë dhe që i kam kaluar këto vite me të".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit