Transmetuar më 27-05-2025, 09:53

ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë në qytetin e Brescias. Mësohet se nga ky operacion është arrestuar një shqiptar. Në banesën e shqiptarit raportohet se u gjetën 126 kg kokainë e konfesionuar në 109 pako.

Arrestimi i tij erdhi pas një faze hetimi me dyshime të forta për lidhjet e tij me narkotrafikun ndërkombëtar. Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se vlera e kokainës së kapur në banesën e shqiptarit do të sillte një fitim rreth 14 milionë euro.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit