

Tiranë- Një tjetër skandal është bërë publik së fundmi. Bashkëpunëtori që u infiltrua në qendrën e masazheve, që vetëm emrin e kanë të tillë, pasi aty realisht ofrohet edhe seks, gjatë bisedës me vajzën që i ofron një shërbim të tillë, zbulon orarin e zgjatur që rri, klientelën dhe shumë detaje që lidhen me këtë veprimtari.
Nga biseda mësohet se një nga vajzat që ofron shërbime seksuale, mund të fitojë deri 300-400 mijë lekë, ndërsa e quan veten plakë, edhe pse është 28-29 vjeçe, duke lënë të nënkuptojë se klientët dëshirojnë vajza më të reja.
Vazhdimi i bisedës në qendrën e masazheve:
D: Mirë ok, tani se bën lekë e ku di gjë unë..nja 5 veta i bën ..se kur vjen ti këtu.
V: Këtu vij në 15:00 e deri në 2 të natës.
D: Pse ka njerëz që vijnë në darkë.
V: Po ka që vijnë në darkë, vijnë pasdite ose që ikin në Gjermani.
V: Këtu jo..por po them minimalen diku tjetër…. Në qoftë se mashkulli nuk do të merrej me drogë dhe femra me prostitucion atëherë si do t’ia bëjmë ne?
V: Tani ka nga ata që bëjnë shkolla, gjëra…ne na ka mësuar rruga.. na ka mësuar jeta.
V: Tani ata bëjnë shkolla, zemra, tani…këto o kanë qenë dërrasë dhe e kanë pagu lekun dhe janë fut me lekë. se rrallë kanë qenë me 10-ta, se nuk kanë qenë të gjithë me 10-ta ato që sot janë futur doktoresha, janë fut zyrtare e ca kryetare..
sepse unë kam një kushurirën time që e gjeti dashnorin, që i pagoi lekët dashnori, e futi dashnori si sekretare aty..sot është bërë jo doktoreshë…por që e merr rrogën si drejtoreshë spitali.
D: I lumtë b***
V: Fiks.
D: I lumtë b***
V: Ndërsa unë, kush do m’i japi ato lekë,
D: Po mo po, e drejtë.
V: Ça të bëj unë, do bëj pastruesen? Do bëj shitsen?…se me 350 mijë.
D: Jo mo jo , ti ke shumë të drejtë.
V: Po kam, klientit i mbaron 20 min..se ne e kemi 30-40 min…ai më thotë mua jo nuk kemi mbaruar ….
Dhe e marr menaxheren në telefon e i thotë ai që jo unë akoma nuk kam mbaruar, i them që unë kam mbaruar…
menaxherja i thotë nuk ta kam unë fajin, nuk ta ka fajin goca se nuk ke mbaruar punë ti….
kështu që…dmth kështu janë të gjitha gocat këtu…
rrallë janë ata çunat e rinj si puna jote që e kuptojnë
D: Kuptoj.
Unë gocë jam, thjesht femër ..thjesht hap shalët i marr 50 euro.. ça t’i bëj po nuk pati lekë.. po nuk pati. Të paguaj ujë e drita të paktën. Tani jam plakë, vajta 28-29 vjeçe.
V: Ti plakë?
D: Do t’i heqësh pak këto?
V: T’i heq unë…seriozisht qenke çun shumë…mos do të bësh ndonjë gjë? Mos do të iki të marr prezervativ?..se…
D: Mirë, ik e merre një prezervativ
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






