Transmetuar më 26-05-2025, 22:42

Tiranë– Në mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi një problem nga qyteti i Fierit. 85-vjeçarja, Myfarete Vrenozi, nga shtrati i sëmundjeve u shpreh se nuk do që të ikë nga kjo jetë pa kryer legalizimin e shtëpisë, që e priste që nga viti 2016.

Edhe nusja e shtëpisë, Marjana Vrenozi, tha se kishin bërë aplikimin, por nuk po kishin mundur të zgjidhin gjë. Në këto kushte, sipas saj nuk mund të riparojnë as mykun e tarracës.

Nga shqyrtimi i dokumenteve, rezulton se leja e shtëpisë, që i përket vitit ’82, nuk gjendej pasi në vitin ‘97 janë djegur arkivat.

Pas transmetimit të emisionit “Stop”, Marjana Vrenozi, tha pas nëntë vjetësh u erdhi vendimi për legalizimin e shtëpisë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit