Transmetuar më 26-05-2025, 18:41

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitues të 11 majit, falenderoi gjithsecilin për kontributin e dhënë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se fitorja e 11 majit nuk i duhej për të mundur kudnërshtarin, por për të ndryshuar përgjithnjë Shqiëprinë. Sipas tij fitorja i duhet PS për të bërë histori duke anëtarësuar Shqipërinë në BE.

“Fitoret na duhen për të pëmbushur misionin historik që kemi, për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë, për të garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin ndërkombëtar, duke bërë histori me anëtarësimin e vendit tonë në BE, gjatë kësaj dekade. Na duhet një punë e madhe me veten, përsëri me veten, akoma më shumë këtë herë. Duhet ta nisim nga vetja, disa gjëra duhen parë ndryshe, duhen luptuar ndryshe dhe duhen bërë ndryshe”, tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit