Transmetuar më 26-05-2025, 18:00

Ish-deputeti i Kuvendit së Kosovës, Gramos Agushollin, i cili ishte duke udhëtuar tranzit për në Slloveni është liruar, pasi u arrestua nga autoritetet në Merdarë.

Sipas njoftimit zyrtar, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi tha më parë se pas situatës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të KUINT-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd,.

“Njoftim për lirimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni.

MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Gramos Agusholli ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit