

Një ngjarje e pazakontë, por frymëzuese, ndodhi në mëngjesin e së mërkurës në studiot e CBS6 Albany, kur prezantuesja Olivia Jaquith vazhdoi një transmetim lajmesh tre-orësh, edhe pse për pak do të lindte dhe i kishin plasur ujërat.
Lajmin e dha bashkë-prezantuesja Julia Dunn që në hapje të edicionit: “Kemi disa lajme të fundit këtë mëngjes fjalë për fjalë. Olivias i kanë plasur ujërat dhe ajo po vazhdon të japë lajmet ndërsa ndodhet në lindje aktive.”
“Lindje e parakohshme, lindje e parakohshme,” u përgjigj me humor Jaquith, e cila kishte kaluar dy ditë nga data e parashikuar për lindjen e fëmijës së saj të parë.
Pavarësisht situatës, Jaquith zgjodhi të qëndronte në tavolinën e lajmeve. “Jam e lumtur që jam këtu dhe do të vazhdoj për aq kohë sa të mundem,” tha ajo. “Por nëse zhdukem papritur, do të dini pse.”
Ajo kishte mundësinë të largohej për në shtëpi ose spital, por në një prononcim për gazetën Times Union, Jaquith shpjegoi se preferoi të qëndronte në punë sesa të priste me ankth në një dhomë spitali. “Fakti që kisha përreth ekipin e mëngjesit, që më bënin të qeshja, më ndihmoi shumë të përballoja kontraksionet,” shtoi ajo.
Të enjten u bë i ditur lajmi për ardhjen në jetë të djalit të saj, të cilin ajo dhe partneri i saj e kanë quajtur Quincy.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






