

SHKODËR- Erdgys Arrazi, bashkëshorit i Alma Arrazit që u mbyt me tre fëmijët në lumin Buna është dënuar me katër vite burg. Erdgys Arrazi akuzohet se ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike.
Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.
Si ndodhi ngjarja?
Nëna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë mbytur në lumin Buna, për shkak të dhunës barbare që këta pësonin nga bashkëshorti dhe babai Ergus Arrazi. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që më pas është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






