

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mbeti jashtë kuvendit pasi nuk kandidoi në listën e asnjë partie për t’u zgjedhur deputet.
Megjithatë ,ai ka deklaruar se është i gatshëm të kandidojë për drejtimin e PD-së nëse Sali Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit.
Sipas Sulës, nëse drejtimin e partisë vijojnë ta mbajnë figura si Berisha, Flamur Noka apo Albana Vokshi, ai nuk do të ketë më asnjë lidhje me PD-në. Sula la të hapur edhe mundësinë për të nisur një nismë të re politike, duke përmendur idenë e krijimit të një poli të tretë në skenën politike shqiptare.
“Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga kryetari i PD, jam alternativë për të kandiduar. Nëse në PD janë Sali Berisha, Flamur Noka e Albana Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Nëse këta persona rinë në Partinë Demokratike, PD do zhbëhet. Do doja të jap kontribut, ndoshta për krijimin e një poli të tretë.”- tha Sula për News24.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






