Transmetuar më 26-05-2025, 15:21

Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun Berat.

PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Po ashtu, PD kërkon zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.

Kujtojmë se më herët PD ka ankimuar dhe rezultatin në qarkun e Kukësit, ku u shpall forcë e parë. Në ankimin ka akuza për blerje votash, tjetërsim vote të diasporës apo manipulime në favor të mazhorancës, edhe pse ne këtë qark PD mori dy mandate, ndërsa PS 1 mandat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit