Transmetuar më 26-05-2025, 15:07

DURRËS- Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme ka aksidentuar me automjet një këmbësor dhe më pas është larguar. Bëhet me dije se 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu mësohet se efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte aksidentuar me automjet, në Sukth, dhe se drejtuesi ishte larguar nga vendi i aksidentit, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, i cili dyshohet se më datë 25.05.2025, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”, ka aksidentuar shtetasin B. D., 54 vjeç, dhe është larguar.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se shtetasi D. M. ka aksidentuar 54-vjeçarin. 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit