

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit për fillimin e kësaj jave, ku vërehen luhatje të ndjeshme në vlerën e monedhave kryesore ndërkombëtare në raport me lekun shqiptar.
Dollari amerikan ka pësuar një rënie prej 0.27 lekësh, duke u këmbyer sot me 86.24 lekë, ndërsa euroja, monedha më e përdorur në tregun vendas, ka shënuar një ulje më të lehtë prej 0.02 lekësh, duke u këmbyer me 98.15 lekë.
Në kahun tjetër, paundi britanik ka shënuar rritje me 0.12 lekë, duke arritur në 116.88 lekë, ndërsa franga zvicerane ka fituar 0.25 lekë, duke u këmbyer me 105.02 lekë, raporton noa.al.
Dollarët australian dhe kanadez gjithashtu janë forcuar, përkatësisht me 0.19 dhe 0.20 lekë, ndërsa jeni japonez (100) ka pësuar një rënie të lehtë me 0.06 lekë, duke zbritur në 60.36 lekë.
Ndër monedhat skandinave, korona suedeze ka pasur një lëvizje shumë të lehtë në rritje (+0.01 lekë), ndërsa korona daneze ka rënë me 0.01 lekë. Korona norvegjeze ka mbetur e pandryshuar në 8.55 lekë.
Sa i përket metaleve të çmuara, ari ka humbur ndjeshëm në vlerë duke rënë me 1,105.42 lekë për ons, duke zbritur në 286,975.48 lekë, ndërsa argjendi ka shënuar rritje me 2.99 lekë, duke u këmbyer me 2,871.55 lekë për ons.
Ndërkohë, juani kinez (onshore dhe offshore) ka pësuar rënie të lehtë, dhe lira turke ka mbetur e pandryshuar në nivelin 2.22 lekë për njësi.
Disa thonë se këto lëvizje të kursit reflektojnë pastrimin e parave, tregun e zi narkotik, trafiqeve dhe krimeve të tjera të rënda vendase dhe me bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë financiarë dhe zhvillimeve të tregjeve globale, duke krijuar një dinamikë që ndikon në tregtinë, importet dhe investimet në Shqipëri. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






