Transmetuar më 26-05-2025, 13:07

Një 46-vjeçar nga Tirana është kapur në flagrancë në orët e para të mëngjesit të 25 majit në Himarë, pasi kishte vjedhur tre celularë dhe një shumë parash në një kompleks apartamentesh për pushime.

Në ambientin ku qëndronte, policia i gjeti 10 granata dore, aparate të tjera celularë, si dhe veshje dhe doreza të përdorura gjatë vjedhjeve.

Nga hetimet paraprake rezulton se i arrestuari, shtetasi Sali Gaxhaj, është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më 7 dhe 11 maj, ku u morën pajisje elektronike dhe para, në të njëjtin kompleks dhe në një banesë në lagjen “Livadh”.

Në kuadër të të njëjtit rast u arrestua edhe një 27-vjeçare nga Vlora, Denisa Rredhi, e cila ndodhej në të njëjtin ambient me autorin dhe dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale, por nuk e kallëzoi atë në organet kompetente.

Policia ka sekuestruar provat materiale dhe vijon hetimet për identifikimin e vjedhjeve të tjera ku mund të jetë përfshirë i njëjti autor. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Vihet në pranga autori i disa vjedhjeve në Himarë, në ambientin ku qëndronte, i gjenden granata dore, sende të vjedhura, si dhe veshje e doreza të përdorura gjatë vjedhjeve.

Arrestohet edhe një 27-vjeçare, e cila nuk kallëzoi krimin.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u finalizua operacioni policor i koduar “Midnight”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• S. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi S. G. u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të datës 25.05.2025, pasi kishte vjedhur tre aparate celularë dhe një shumë parash, në ambientet e një kompleksi me apartamente pushimi, në Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan: 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi S. G. është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 07.05.2025 dhe 11.05.2025, përkatësisht në të njëjtin kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë vjedhur aparate celularë dhe shuma parash prej 98000 lekë dhe 90000 lekë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, edhe shtetasja D. Rr., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila qëndronte në një ambient me autorin e vjedhjeve, dhe dyshohet se ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale dhe nuk e kallëzoi atë.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera, ku ky shtetas dyshohet si autor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit