Transmetuar më 26-05-2025, 12:10

Valixhe me 19.4 kg drogë që kap vlerën 400 mijë euro në tregun e zi narkotik, mbërrin nga Tajlanda në Rinas – tentativë për trafikim të lëndës narkotike me përqindje të lartë THC. Pamjet më poshtë

Tiranë – Një valixhe me 19.4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC, mbërriti nga Tajlanda në pikën kufitare të Rinasit, me qëllim futjen në Shqipëri dhe tregtimin e saj në vend.

Tentativa u zbulua nga strukturat e Policisë së Shtetit, që finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Pako 6”, raporton noa.al.

Valixhja me drogë ishte në posedim të një 39-vjeçari nga fshati Kras, Tepelenë, Dhimitër Shehu, i cili u arrestua në flagrancë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Policinë e Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas Policisë, hetimet për këtë rast vijojnë me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të mundshëm trafikimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit