Transmetuar më 27-05-2025, 07:30

Me përfundimin e kampionateve më të rëndësishme europiane, po bëhet gjithnjë e më e qartë panorama e pjesëmarrësve në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Deri më tani janë konfirmuar 29 ekipe që kanë siguruar një vend në edicionin e ri përmes renditjes në ligat respektive kombëtare, ndërsa 7 të tjerët do të përcaktohen nga fazat kualifikuese që kulmojnë me "play-off"-et e muajit gusht.

UEFA ka zyrtarizuar tashmë një pjesë të grupit elitar të pjesëmarrësve, që përfshin emra të mëdhenj të futbollit europian si Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, PSG, Inter, Borussia Dortmund, Chelsea dhe Barcelona. Këto ekipe do të jenë pjesë e “grupit të parë”, i cili do të formojë bazën e kompeticionit më të ndjekur të klubeve në botë.

Një fakt historik shënohet këtë sezon nga Premier League. Për herë të parë, një kampionat do të ketë deri në 6 ekipe përfaqësues në Champions League. Anglia përfiton nga renditja e saj në indeksin e performancës europiane të UEFA-s, çka i jep një vend shtesë, ndërsa Spanja, që ndjek në vendin e dytë këtë renditje, do të ketë gjithashtu 5 ekipe skuadra të pranishme në garë.

Finalja e madhe e këtij edicioni do të luhet më 30 maj 2026 në “Puskás Aréna”, Budapest, një stadium modern që pritet të dhurojë spektakël të denjë për emrin e Champions League.

Lista e ekipeve të kualifikuara deri më tani:

ANGLIA: Liverpool, Arsenal, Tottenham, Manchester City, Chelsea, Newcastle

SPANJA: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Club, Villarreal

ITALIA: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus

GJERMANIA: Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt

FRANCA: PSG, Olimpique Marseille, Monaco

HOLANDA: Ajax, PSV

PORTUGALIA: Sporting CP

BELGJIKA: Union Saint-Gilloise

GREQIA: Olympiakos

REPUBLIKA ÇEKE: Slavia Prague

TURQIA: Galatasaray

Në javët në vijim, sytë do të jenë të përqendruar te ndeshjet e forta eliminatore që do të vendosin 7 klubet e fundit pjesëmarrëse, për të plotësuar mozaikun e plotë të edicionit 2025-2026 të Champions League.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit