

Plagosje me armë zjarri në Marikaj, 40-vjeçari përfundon në spital – i sekuestrohet pushkë pa leje
Vorë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Marikaj të Vorës. Rreth orës 03:30 të datës 26 maj 2025, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi Elton Andreica, 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, brenda banesës së tij.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk jepen të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.
Gjatë veprimeve të para hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, e cila dyshohet të jetë në pronësi të vetë 40-vjeçarit dhe e mbajtur pa leje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes, raporton noa.al.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






