Transmetuar më 26-05-2025, 08:21

Epoka e Sergio Conceição te Milani ka qenë e shkurtër dhe zhgënjyese, pavarësisht fitores së Superkupës Italiane. Pas një sezoni grotesk në aspektin sportiv, pa kualifikim në Europë dhe nën një valë protestash nga tifozët, klubi kuqezi është i detyruar të ringrihet nga themelet, duke nisur me emërimin e një trajneri të ri.

Për këtë rol kërkohet një fitues i vërtetë, siç thekson “Gazzetta dello Sport”. Hapi i parë do të jetë aktivizimi i klauzolës për ndërprerjen e kontratës me trajnerin portugez, ndërkohë që Igli Tare ka nisur tashmë punën për ndërtimin e Milanit të ri.

Edhe pse zyrtarizimi mungon, ish-drejtori sportiv i Lazios po vepron si njeriu i ri në krye të merkatos kuqezi, pasi ka marrë miratimin nga CEO, Giorgio Furlani, dhe ka një kontratë 3-vjeçare gati për firmosje.

Vëmendja është tani e përqendruar te zgjedhja e trajnerit të ri. Kërkohet një profil italian, ose që njeh shumë mirë dinamikat e Serie A, me përvojë dhe CV të respektuar. Me fjalë të tjera: nuk ka më vend për eksperimente apo rreziqe, por vetëm për zgjedhje të arsyetuara dhe themel të fortë.

Këtu lindin dy emrat që aktualisht janë në krye të listës së Milanit: Vincenzo Italiano dhe Massimiliano Allegri. Dy trajnerë me stile të ndryshme loje, por që sipas drejtuesve të klubit nga “via Aldo Rossi”, janë të dy të denjë për këtë detyrë të madhe.

Kontakti me të dy palët është vendosur, telefonat e drejtuesve janë të nxehta. Italiano, aktualisht te Bologna dhe më parë te Fiorentina, ka fituar këtë sezon Kupën e Italisë pikërisht kundër Milanit, duke i siguruar skuadrës së tij një vend në “Europa League”.

Allegri, i shkarkuar nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar, ka një “palmares” të pasur, ka qenë gjithashtu në radarin e Napolit nëse Conte do të largohet. Pa harruar të kaluarën e tij si trajner i suksesshëm i Milanit dhe respektin që vazhdon të gëzojë në ambientin kuqezi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit