

Pas fitimit të titullit të dytë në tri sezone, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk ka ndër mend të ndalet. Në një nga intervistat e shumta të ditëve të fundit, ai ka folur për ambiciet e klubit, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Stadiumi i ri: “Po studiojmë të gjitha mundësitë për stadiumin. Nga ana ime do të ketë investime për të qenë në nivelin e duhur në vitet e ardhshme, por nuk besoj se do të arrijmë t’i rrisim të ardhurat në mënyrën si e bëjnë Milani dhe Interi përmes kompeticioneve ndërkombëtare. Po mendoj për një stadium me 70 mijë vende dhe 120 sallone luksoze”.
Në mënyrë të papritur, De Laurentiis ka përmendur edhe një emër të madh si Kevin De Bruyne si objektiv të merkatos: “Nëse duam të jemi konkurrues në mënyrë të qëndrueshme me klubet e mëdha të veriut, duhet të kemi të ardhura të ngjashme me ata.
Për arsye të kuptueshme, nuk kemi arritur kurrë në ato nivele të të ardhurave në kompeticionet europiane. De Bruyne? Ne duam ta marrim, por për t’i realizuar këto gjëra duhen dy palë”.
ADL ka lënë të nënkuptohet se gjithçka do të varet edhe nga dëshira e vetë lojtarit belg, i cili po largohet falas nga Manchester City, pas 10 vitesh atje.
Deklaratë e fortë që tregon synimet serioze të Napolit për të bërë një hap cilësor në elitën europiane, por që natyrisht varet nga shumë faktorë, duke përfshirë edhe koston e konkurrencën e klubeve të tjera.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






