

Mes shumë VIP-ave të pranishëm në “Çmimin e Madh” të Monaco në Formula 1 ishte edhe ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares franceze, Patrice Evra. Duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, ai fillimisht dha një urim për Ferrarin: "Shpresoj që Ferrari të rikthehet aty ku e ka vendin".
Duke qenë në prag të finales së Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Interit, francezi shtoi: "Nëse nuk gjendem duke udhëtuar rreth e rrotull botës, të shtunën mund të jem i pranishëm në stadium për finalen".
I pyetur më pas për Juventusin, Evra tha: "Del Piero në pankinën e Juves? Alex është një legjendë, një person i mirë. Tifozët thonë se njerëz si ai dhe unë duhet të kthehen në klub. Ne kemi zjarrin e vërtetë…"
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






