Transmetuar më 26-05-2025, 08:03

Askush nuk mund ta ndalojë Kylian Mbappé për ta fituar “Këpucën e Artë” europiane për sezonin futbollistik 2024-2025 (veç asaj në La Liga). Sulmuesi francez e kishte kaluar të shtunën Victor Gyokeres në krye të shënuesve më të mirë, ndërsa dje Mohamed Salah arriti të shënonte vetëm një gol kundër Crystal Palace dhe e mbyll në vendin e tretë.

Më poshtë renditet Harry Kane, ndërsa Mateo Retegui ka arritur Robert Lewandowskin në vendin e pestë. Kjo është renditja, duke marrë parasysh vetëm lojtarët më të rëndësishëm dhe ata që përfitojnë nga një koeficient më i lartë se 1 për çdo gol të shënuar.

Renditja për “Këpucën e Artë” europiane 2024-2025:

1. Kylian Mbappé (Real Madrid) – 62 pikë (koeficienti 2)

2. Victor Gyokeres (Sporting) – 58.5 pikë (koeficienti 1.5)

3. Mohamed Salah (Liverpool) – 58 pikë

4. Robert Lewandowski (Barcelona) – 54 pikë

5. Harry Kane (Bayern Munich) – 52 pikë

6. Mateo Retegui (Atalanta) – 50 pikë

7. Alexander Isak (Newcastle) – 46 pikë

8. Erling Haaland (Manchester City) – 44 pikë

9. Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt/Manchester City) – 44 pikë

10. Mika Biereth (Sturm Graz/Monaco) – 42.5 pikë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit