Transmetuar më 26-05-2025, 07:46

Lushnje- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kolonjës, në aksi Fier-Lushnje. Mësohët se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Nga ngjarja ka humbur jetën i riu Serxhio Gogaj.

28-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës tip ‘Volkswagen’ dhe përfundoi në kanalin kullues. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse i riu është mbytur në ujë apo ndërroi jetë nga përplasja në aksident. Trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit