

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, ka bërë me dije se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës gjatë muajit të ardhshëm. Ky njoftim u bë gjatë një ngjarjeje politike ku Abela diskutoi për sfidat lokale dhe globale, duke vënë theksin te kriza humanitare në Gaza.
“Ne nuk mund të injorojmë këtë tragjedi njerëzore që përkeqësohet çdo ditë,” tha Abela, duke shtuar se njohja e Palestinës përbën një përgjegjësi morale për Maltën dhe se vendimi pritet të formalizohet pas konferencës së planifikuar më 20 qershor.
Kryeministri shprehu dhimbje të thellë për humbjen e nëntë fëmijëve të pediatres palestineze Dr. Alaa Al-Najjar, e cila humbi familjen e saj gjatë bombardimeve izraelite në Khan Younis. Forcat izraelite goditën shtëpinë e tyre, duke lënë vetëm një nga fëmijët gjallë dhe duke plagosur rëndë bashkëshortin e saj, gjithashtu doktor.
Ky veprim i Maltës vjen në një moment kur ndërkombëtarët po kërkojnë zgjidhje urgjente për konfliktin dhe situatën dramatike në Gaza.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






