Transmetuar më 25-05-2025, 17:24

ZVICËR- Pesë skiatorë janë gjetur të pajetë pranë majës Rimpfischhorn në Alpet Zvicerane, pas një operacioni intensiv kërkimi nga shërbimet e emergjencës. Alarmi u ngrit të shtunën, kur ski të braktisura u zbuluan në një lartësi rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit.

Ekipet e shpëtimit, përmes kërkimeve ajrore dhe tokësore, zbuluan trupat pranë akullnajës Adlergletscher, në rajonin jugperëndimor të Zvicrës, afër kufirit me Italinë veriore.

Gjithashtu autoritetet njoftuan se identiteti i viktimave nuk është konfirmuar ende, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim. Sipas ekipit të shpëtimit trupat e pesë skiatorëve janë gjetur në malet pranë resortit luksoz të Zermatt në Zvicër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit